Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
REKOMANDIME MBI MOSHËN, RREZIKUN DHE SHPESHTËSINË E DEPISTIMIT PËR KANCERIN E GJIRIT
  1. Gratë që nuk kanë asnjë faktor rreziku, kanë një rrezik mesatar për të zhvilluar kancer gjiri. Atyre u rekomandohet:

Nëse janë 20-40 vjeç

  • Ekzaminim klinik i gjirit te personeli mjekësor çdo tre vjet
  • Vetëkontroll mujor i gjirit

Nëse janë 40-50 vjeç

  • Ekzaminim klinik te personeli mjekësor çdo vit
  • Vetëkontroll mujor i gjirit

Nëse janë 50-70 vjeç.

  • Mamografi çdo 2 vjet
  • Ekzaminim klinik te personeli mjekësor çdo vit
  • Vetëkontroll mujor i gjirit
  1. Gratë që kanë disa faktorë rreziku (si histori familjare apo personale, probleme beninje të gjirit, fillim të hershëm e mbarim të vonshëm të menstruacioneve, moslindje ose lindje mbi moshën 30 vjeç, obezitet, ind gjiri të ngjeshur dhe ekspozim ndaj rrezatimit terapeutik) kanë një rrezik më të lartë se mesatarja për kancer gjiri. Atyre u rekomandohet:
  • Ekzaminim klinik i gjirit te personeli mjekësor çdo vit
  • Konsultë me specialistin e gjirit
  • Mamografi (dhe EKO nëse është e nevojshme) çdo vit nga mosha 40 vjeç
  • Vetëkontroll mujor i gjirit
  1. Grave që kanë faktorë gjenetikë (janë bartëse të difektit BRCA1 apo BRCA 2), kancer gjiri te një familjar mashkull, kancer gjiri dhe kancer vezoresh në të njëjtin person, në dy ose më shumë familjarë të ngushtë u rekomandohet:
  • Ekzaminim klinik i gjirit çdo gjashtë muaj
  • Mamografi dhe/ose rezonancë magnetike çdo vit nga mosha 25 vjeç
  • Konsultë me specialistin e gjirit dhe specialistin gjenetik
Tags:

Lajme te ngjajshme

Youtube

Arkiva

Kategoritë