Mar, Mar 19, 2024
Banner Top
Banner Top
Receta e iftarit: Pulë e mbushur me sallam pikant dhe fasule

Pula e mbushur me fasule e sallam pikant është një pjatë e dytë që ia vlen të gatuhet e të shijohet. Shija e kësaj pjate është e veçantë pasi ndërthuret pikantja e sallamit me atë majoshe të limonit. 

Përbërësit:

1 pulë, 300 g sallam pikant, 2 thelpinj hudhër, 1 limon, 300 g fasule të bardha të ziera, kripë, paparika picante, majdanoz, vaj ulliri dhe piper.

Përgatitja:

Fillimisht presim sallamin në copa. Në një tigan hedhim vaj ulliri dhe copat e sallamit. I kuardisim sw bashku. Më pas shtojmë fasulet, pak kripë, piper dhe parika picante.

Në fund shtojmë edhe majdanoz të grirë. Fikim zjarrin, mbushja është gati. Ndërkohë marrim pulën dhe e lyejmë me thelpinjtë e hudhrës.

Më pas mbushim pulën me mbushjen e përgatitur e në fund vendosim limonin kokërr për ta mbyllur në mënyrë që të mos dalë mbushja.

Lidhim me fill kuzhine dy kofshat e pulës. Vendosim pulën në tavë dhe i hedhim sipër vaj ulliri e kripë. Vendosim pulën të piqet në furrë të nxehtë 200°C përreth 40-50 minuta. (Duhet të kemi kujdes që pula të marrë ngjyrë nga të dyja krahët).

Pasi është pjekur nxjerrim pulën e mbushur me fasule dhe e servirim të nxehtë. Sipas dëshirës mund të pritet limoni dhe të shtrydhet mbi të.

Youtube

Arkiva

Kategoritë