Mar, Jan 27, 2026
Banner Top
Banner Top
Radiologjia e Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit me mbi 44 mijë shërbime gjatë vitit 2025

Në shërbimin e Radiologjisë të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 44,717 shërbime diagnostikuese, duke reflektuar angazhimin e vazhdueshëm të stafit shëndetësor për ofrimin e shërbimeve cilësore për pacientët.

Sipas të dhënave zyrtare, nga totali i shërbimeve të kryera:

  • 3,847 ishin ekzaminime me CT (Tomografi e Kompjuterizuar),
  • 23,470 ishin ultrazëra, të realizuar në radiologji, gjinekologji dhe shërbime të tjera,
  • 16,299 ishin radiografi,
  • ndërsa 1,101 shërbime ishin mamografi.

Këto shifra dëshmojnë për një volum të lartë pune dhe një nevojë të vazhdueshme për shërbime radiologjike, duke e bërë këtë sektor një nga shtyllat kryesore të diagnostikimit në spital.

Nga menaxhmenti theksohet se përpjekjet për arritjen e objektivave do të jenë vazhdimisht të pranishme, pasi ato përbëjnë një komponent thelbësor të planit të punës, me synim përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së shërbimeve dhe rritjen e sigurisë diagnostikuese për pacientët.

Shërbimi i Radiologjisë mbetet i përkushtuar në rrugëtimin e tij për të ofruar kujdes shëndetësor profesional dhe bashkëkohor për qytetarët e Gjilanit dhe më gjerë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë