Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Pse na ndodh t’i harrojmë numrat e telefonit kur nuk i shkruajmë

Na ndodh jo rrallë herë që numrat apo ndonjë datë ose adresë ta harrojmë shumë shpejt nëse nuk e shkruajmë. Padyshim kjo nuk paraqet ndonjë problem mendor ose shëndetësor, por ka një shpjegim psikologjik pse na ngjanë një gjë e tillë.

Terry Pettijohn në librin e tij “Psikologjia, një hyrje koncize” llojet e kujtesave i ndan në tre grupe: kujtesa shqisore, afatshkurtër dhe afatgjatë. Kujtesa shqisore është më e shkurta dhe paraqet aftësinë e individit për të riprodhuar atë që ka parë në pak sekonda. Normalisht kjo është e vështirë dhe për rrjedhojë njeriu nuk arrinë të mbajë në mend çfarë ka parë ose dëgjuar për një kohë aq të shkurtër.

Kujtesa afatshkurtër është ai lloj kujtese i cili realizohet me anë të përsëritjes mekanike të ndonjë numri ose fraze. Këtu hyjnë përsëritja e ndonjë numri të telefonit ose edhe ndonjë fraze që nuk e dimë kuptimin e saj. Kjo lloj kujtese zgjat shumë pak dhe në momentin që ndalojmë së përserituri numrin ose frazën ajo harrohet. Harresa ndodh për shkak se ne nuk kemi qenë në gjendje ta depozitojmë atë material në kujtesën afatgjatë, me pak fjalë nuk kemi arritur ta lidhim atë materie me diçka logjike në mënyrë që ta mbajmë në mend.

Më e gjata e llojeve të kujtesave është ajo afatgjatë e cila paraqet të mbajturit në mend të materialit për një kohë të gjatë ose përgjithmonë. Kjo ndodh për shkak se informata e marrë lidhet me një tjetër në mënyrë logjike. Ky zinxhir informatash qëndron gjatë në memorien tonë dhe harrojmë shumë më pak.

Kuptohet, të rënduarit e kujtesës ndikon që diçka të harrohet ose të mbulohet nga informatat e reja, prandaj në jo pak raste një informacion mund të na bie ndërmend më vonë. /familjajone

Tags:

Lajme te ngjajshme

Youtube

Arkiva

Kategoritë