Enj, Maj 19, 2022
Banner Top
Banner Top
Presidentja Osmani për vdekjen e Albright: U bë krahu e zëri ynë kur nuk kishim as zë, as krahë

Ish-Sekretarja e Shtetit të SHBA-së, Madeleine Albright, ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare.

Ndaj lajmit për vdekjen e saj ka reaguar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Përmes një shkrimi në “Facebook”, Osmani thotë se është e tronditur thellësisht nga humbja e mikes së madhe të Kosovës.

Osmani shkruan se Albright u bë zëri ynë e krahu ynë kur nuk kishim as zë e as krah.

POSTIMI I PLOTË:

E tronditur thellësisht nga humbja e mikes së madhe të Kosovës, Madeleine Albright, ish- sekretare e Shtetit të SHBA-ve. Ajo na dha shpresë, kur nuk e kishim atë, u bë zëri ynë e krahu ynë kur nuk kishim as zë e as krah. E njohu dhimbjen e popullin tonë sepse edhe vet e kishte përjetuar persekutimin qysh në fëmijëri, prandaj qëndroi e vendosur kundër Millosheviqit deri në ndaljen e gjenocidit të tij në Kosovë. E përkrahi parreshtur Kosovën deri në frymën e fundit, prandaj populli i Kosovës do ta kujtojë përjetësisht.
Modeli i saj i një heroine të pamposhtur, guximtare e të vendosur për të mbjellur vlerat demokratike në çdo vend, do të mbetet përherë modeli që do e ndjekim ne që patëm fatin ta njohim si dhe shumë breza pas nesh.

Arkiva

Kategoritë