Enj, Pri 30, 2026
Banner Top
Banner Top
Policia në Gjakovë realizon projektin “Errësirë–Dritë” në kuadër të luftës kundër drogës


Sot Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policimit në Bashkësi, në kuadër të zbatimit të Urdhrit Operativ “Stop Drogave 2026”, ka realizuar projektin “Errësirë–Dritë”.

Aktiviteti është mbajtur në Gjimnazin “Hajdar Dushi” me nxënësit e disa shkollave të Gjakovës, ku përmes një qasjeje bashkëpunuese dhe edukative është synuar rritja e vetëdijesimit të të rinjve lidhur me dukuritë negative, me theks të veçantë përdorimin e substancave narkotike.

Policia e Kosovës ka shpjeguar se gjatë këtij projekti, nxënësit janë inkurajuar të zhvillojnë mendimin kritik dhe të promovojnë zgjedhje të shëndetshme, duke përdorur forma të ndryshme të shprehjes dhe diskutimit të hapur me zyrtarët policorë.

Po ashtu, në kuadër të aktivitetit është realizuar edhe një prezantim demonstrativ nga njësia K9 e Policisë së Kosovës, ku është shfaqur puna praktike e qenve policorë në zbulimin e substancave narkotike.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin e dukurive negative dhe në fuqizimin e bashkëpunimit me komunitetin, me qëllim krijimin e një ambienti më të sigurt për të rinjtë.” thuhet në njoftim.

Youtube

Arkiva

Kategoritë