Pre, Jan 28, 2022
Banner Top
Banner Top
Pejë, 59 pacientë me koronavirus, 17 në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 59 pacientë me COVID-19, 17 prej të cilëve në gjendje të rëndë.

“Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 59 pacientë me Covid-19. 35 pacientë janë në Oksigjeno terapi, 17 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa pacientet e tjerë janë në gjendje më stabile.
Nga personeli i Spitalit 6 Mjek, 15 Infermierë dhe 3 punëtor të shërbimit teknik janë të infektuar me eCovid-19.
Gjatë 24 orët e fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 181 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.
Nga këta 31 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
Janë kryer 4 operacione, ndërsa 193 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 1,902 analiza”, shkruhet në njoftimin e Spitalit të Pejës.

Arkiva

Kategoritë