Pre, Dhj 3, 2021
Banner Top
Banner Top

Pas po thuajse dy javësh që nuk kishte pacientë për tu trajtuar nga COVID-19, në spitalin e përgjithshëm në Pejë, janë shfaqur dy raste që duhej të merrnin trajtim kundër coronavirusit.

E po ashtu vlen të theksohet, që të dy pacientët janë të pa vaksinuar.

“Pas më shumë se dy javë që nuk kishe pacientë me Covid-19, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë nga dje kemi përsëri dy pacientë duke i trajtuar për Covid-19”, thuhet në raportin e spitalit.

Kurse ditë më parë është raportuar për mungesë të barnave esenciale në këtë spital e një gjë të tillë e demanton vetë spitali në Pejë, duke shtuar se furnizimi me barna nga lista esenciale vazhdon të jetë shumë i mirë.

Arkiva

Kategoritë