Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Paralajmërojnë dietologët: Mos u jepni fëmijëve darkë në orën 17!

Po larguat rutinën e darkës së tyre, kjo mund të sjellë përfitime në shëndetin e të vegjëlve tuaj.

fëmija juaj të bëjë gjumë të rehatshëm atëherë koha e tyre e çajit nuk duhet të lihet shumë vonë në mbrëmje.

Nëse ju dëshironi që t’i ulni fëmijët tuaj për të ngrënë në orën 17:00, atëherë mendojmë se ju dëshironi të rishikoni këtë veprim.

Alex Parker, dietologe nga E vërteta e Ashpër, po paralajmëron prindërit për faktin që është rrezik ta lini fëmijën tuaj të hajë në këtë kohë.

“Nëse fëmijët ushqehen në orën 17, atëherë ata po hanë pa prindërit e tyre”, tha Alex për Kidspot.

“Ekziston një numër i madh i provave që tregon benefitet shoqërore që lidhen me fëmijët që hanë ushqim së bashku me familjen”, vazhdoi ajo.

Një përfitim i madh i të rinjëve që ulen për të ngrënë së bashku me familjen është se ata pasurojnë fjalorin e tyre.

“Studiuesit zbuluan se për fëmijët e vegjël, biseda ditore nxit fjalorin edhe më shumë sesa leximi me zë të lartë,” tha ajo.

“Darka është mënyra më e mirë për t’u lidhur familjet dhe për të parë se çfarë po ndodh me njëri-tjetrin.”

“Është gjithashtu një mënyrë e mirë që të bashkohet familja sikurse që u jep mundësi prindërve të monitorojnë të ngrënit”.

“Darkat familjare u japin mundësi prindërve të modelojnë dhe rregullojnë shprehitë e shëndetshme të të ngrënit të fëmijëve të tyre”, tha Alex.

“Fëmijët që ndajnë ushqimet familjare tre ose më shumë herë në javë kanë më shumë gjasa të jenë në gamën e peshës së shëndetshme dhe kanë modele më të shëndetshme ushqimi dhe ngrënieje”, tha ajo./Familja Jonë

Tags: ,

Lajme te ngjajshme

Youtube

Arkiva

Kategoritë