Për herë të parë në Kosovë po hapet një hapësirë që premton të ndryshojë mënyrën se si e përjetojmë kulturën, edukimin dhe diversitetin!Organizata VORAE (Voice of Roma, Ashkali and Egyptians) ju fton në inaugurimin e Qendrës Multikulturore KRAH – një vend i ri ku arti, edukimi dhe bashkëjetesa marrin krahë.
Data: 15 Dhjetor 2025 Vendi: Rruga B, Kompleksi Agro Trade 2, Kati 1, Prishtinë Ora: 18:00
KRAH është më shumë se një qendër kulturore – është një arkiv i gjallë i diversitetit, një vend ku talentet e reja ngrihen, ku zërat e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian dëgjohen dhe ku shoqëria e gjerë frymëzohet për një të ardhme më gjithëpërfshirëse.
Agjenda e ngjarjes:
18:00 – 18:20 | Hapja zyrtare Fjalë hyrëse nga:Z. Isak Skenderi, Drejtor i VORAE. Përparim Rama, Kryetar i Komunës së Prishtinës, Znj. Eliza Hoxha, Anëtare e Bordit të Qendrës MultikulturoreZnj. Julie Maxine Agosti, Human Security Adviser, Ambasada e Zvicrës
18:20 – 18:25 | Ceremonia e prerjes së shiritit Me pjesëmarrjen e përfaqësuesve institucionalë dhe drejtuesve të organizatës.
18:25 – 18:40 | Vizita e udhëhequr në hapësirat e qendrës Prezantimi i katër hapësirave kryesore:Galeria e HistorisëHapësira e Holokaustit dhe SfidaveJeta e Përditshme, Traditat, Muzika dhe Arti
18:40 | Koktel rasti
Ftojmë mediat të mbulojnë këtë ngjarje të veçantë dhe të jenë pjesë e hapjes së parë të Qendrës Kulturore KRAH. Ky është momenti kur kultura dhe diversiteti marrin krahë – dhe ju duhet të jeni aty për ta parë!












