Mar, Mar 26, 2024
Banner Top
Banner Top
Njerëz nga Kosova | Gjyshja ka kërcyer nga dritarja

Gjyshja ka kërcyer nga dritarja

L.Xh. 18 nga një fshat afër Prishtinës
“Pasi i kanë dëbuar të gjtihë të afërmit tanë, babi, nuk deshi ta braktiset shtëpinë. Por, paramilitarët, kanë ardhur menjëherë dhe na kanë largura nga shtëpia, sepse, plani i tyre ishte që të vendoseshin pikërisht në shtëpinë tonë. Pas gjashtë ditësh, kanë urdhëruar që ne të ktheheshim në shtëpitë tona, por me kusht që të kishim lëvizje të kuizuara. Vinin ata çdo ditë dhe na vizitonin, kërkonin alkool dhe mbi të gjitha kërkonin nga ne që të fotografoheshim me paramilitarët. Na preknin çdo ditë ngapak, por ne, tërhiqeshim me shpresë se kjo do të kalonte. Ishte aty babai dhe gjyshja, por kishte edhe fqinjë të tjerë që përgatiteshin të dilnin në Macedoni, sepse ndryshe nuk do të kalonim mir. Kanë ardhur një mesditë disa paramilitarë të dehur dhe pa më pyetur, më kanë marrë mua dhe motrën time dhe na kanë ngujuar në një dhomë të shtëpisë. Është ditur se çfarë do të kërkonin nga ne, sep’se dy tir ditë më parë, e njëjta kishte ndodhur në afërsi tonën, por askush, nuk kishe pohuar e as pranuar rastin, sepse ne do të iknim. Na kanë detyruar dhunshëm të zhvishemi dhe kur ne kemi bërtitur, gjyshja, nga pamundësia t’i dëgjojë britmat tona, ka kërcyer nga dritarja dhe ka rënë në tokë. E kishte thyer kurrizin dhe paramilitarët e kanë tërhequr zvarrë, derisa, ajo ka hyrë në dhomën prej nga kishte kërcyer. Duket se e kishin sjellë të ndjerën, vetëm e vetëm të dëgjonet britmat tona. E kanë mbajtur në atë gjendje derisa e kanë kryer dhunimin, kurse gjyshës, nuk i kanë ofruar kurrfarë ndihme mjekësore. Ajo, ka vdekur pas dy ditësh, nga lëndimet në boshtin e kurrizit, pasi kishte mbetur e paralizuar në vend. Më vjen turp të pranoj se njëra prej nesh ka patur nje¨shtatzëni rasti, të cilën e kemi pastruar posa kemi kuptuar. Babi është shumë i traumatizuar, gjyshja ka vdekur, ndërja ne jetojmë disi të heshtura dhe mundohemi që me babin të sillemi krejt normalisht, sikur nuk ka ndodhur asgjë. Babi ka propozuar ta ndërrojmë shtëpinë, sepse, nuk i hiqet nga menda skena e ditës kobëtare, ndërkaq, ne ngulim këmbë se ajo ditë harrohet sa më shpejtë të jetë e mudnur. Na kanë dhunuar dhe na kanë rrahur pa mëshirë. Nuk jemi të vetmet, pajtohemi se ka qenë luftë, pajtohemi se do të kishim pranuar të vriteshim, sepse, nuk kem ipranuar ta braktisim shtëpinë, as me kusht të vrasjes dhe të likuidimit të tërë familjes. Jemi të lënduara shpirtërisht dhe kemi nevojë për t’u rehabilituar, nëse diçka e tillë do të organizohet në Kosovë. 

Youtube

Arkiva

Kategoritë