Sht, Mar 23, 2024
Banner Top
Banner Top
Mjekja shqiptare bën thirrje: Po rritet fluksi i pacientëve me Covid-19 në spital, mos u grumbulloni me njerëz

Ministrja e Shëndetësisë e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar një video të mjekes Najda Çomo, e cila bën një apel që të gjithë të respektojnë masat e marra, të ruajnë distancën sociale, higjenën personale dhe të mbajnë maskat.

Çomo shprehet se ditët e fundit është rritur numri i pacientëve me koronavirus dhe në spital është një fluks i madh me pacientë.

Ajo thekson se nuk duhet të frekuentoni ambiente ku grumbullohen njerëz sepse është një nga vendet që mund të përhapet masivisht dhe lehtësisht Covid-19.

“Jemi në sezonin e verës. Kanë kaluar 5 muaj dhe fluksi i pacientëve të paraqitur në shërbimin infektiv ka ardhur duke u shtuar me të sëmurë rëndë, natyrisht edhe me humbje jete. Unë kam një apel për qytetarët që na ndjekin, që gjithë këto muaj pune intensive në shërbimin infektiv, që nga dimri deri në verë janë lodhje dhe punë e jashtëzakonshme”.

“Ju lutem respektoni masat e thëna, që janë elementë shumë të pakët, që është mbajtja e maskës, ruajtja e distancimit fizik, me njëri-tjetrin, dhe frekuentoni sa më pak ambientet publike apo situata ku grumbullohen njerëz sepse janë vendi më i rrezikshëm për t’u infektuar nga Covid-19. Virusi është midis jush, natyrisht që është edhe midis nesh si personel shëndetësor që u shërbejmë juve. Ne jemi për t’ju shërbyer juve. Ju jeni për të mbrojtur shëndetin tuaj, dhe për t’u pakësuar numri i personave që vijnë në spital”.

Video: https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/974578679669855/?v=974578679669855

Youtube

Arkiva

Kategoritë