Një mjeke në Holandë, është duke u përballur me drejtësinë, për një rast të eutanazisë ndaj një pacienti që kishte vuajtur nga demantia e rëndë.
Prokurorët kanë thënë që mjekja, nuk e ka marr plotësisht pëlqimin nga pacienti që ta praktikojë eutanazinë.
Ky është rasti i parë që një mjek përballet me ligj në Holandë, ndonëse eutanazia është legale në këtë vend që prej vitit 2002.
Pacienti 74 vjeçar vuante nga sëmundja e Alzheimerit, kur vdiq në vitin 2016. Mjekja, sipas prokurorëve, praktikoi sedativët tek gruaja, dhe u ka kërkuar familjarëve, që ta qetësojnë përderisa ia injekton atë.
Sipas prokurorëve, pacienti ka rezistuar gjatë procesit. Mjekja, nuk do të rrezikojë dënim me burgim, por vetëm duan që ta sqarojnë se si të praktikohet eutanazia tek pacientët që vuajnë nga demantia.
Përndryshe Holanda, është vendi i parë në botë që ka legalizuar eutanazinë, por kjo praktikohet nën rregulla strikte./Familja Jone