Mar, Mar 31, 2026
Banner Top
Banner Top
Mjekët e QKUK-së Trajtojnë me Sukses Një nga Sëmundjet më të Rrezikshme të Gjakut

Në Klinikën e Hematologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është trajtuar me sukses një rast i rrallë dhe me rrezik të lartë për jetën, përmes një ndërhyrjeje jetike me procedurën e Plasmaferezës.

Pacienti, me inicialet S.S., mashkull 56-vjeçar, me histori të gjatë të anemisë hemolitike jo autoimune dhe trombocitopenisë (ulje të theksuar të trombociteve në gjak), u diagnostikua me Trombocitopeni Trombocitike Purpurike (TTP) — një gjendje e rrallë, por serioze, që pa trajtim të shpejtë mund të përfundojë fatale.

Falë diagnostikimit të hershëm dhe reagimit të shpejtë të ekipit të Klinikës së Hematologjisë, si dhe bashkëpunimit të ngushtë me mjekët e repartit të Kujdesit Intensiv të Klinikës së Pediatrisë, ndërhyrja me Plasmaferezë u realizua me sukses. Gjithashtu, një rol kyç në trajtim luajti edhe Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut, e cila siguroi mbështetjen e nevojshme me komponentët e gjakut.

Kjo ndërhyrje shënon një tjetër sukses të QKUK-së dhe përforcon rolin e Klinikës së Hematologjisë si qendër referentepër trajtimin e sëmundjeve të rënda të gjakut në vend. Rasti është dëshmi e qartë e rëndësisë së diagnostikimit të hershëm, aparaturave moderne dhe bashkëpunimit të koordinuar multidisciplinar në shpëtimin e jetëve.

Kjo arritje e stafit mjekësor të QKUK-së nënvizon përkushtimin dhe kapacitetin profesional të sistemit publik shëndetësor në përballjen me sfida të rënda klinike.

Youtube

Arkiva

Kategoritë