Pre, Qer 12, 2026
Banner Top
Banner Top
Mjekët e Klinkës së Pulmologjisë i largojnë pacientit një trup të huaj

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar përmes një postimi ka bërë të ditur se në Klinikën e Pulomologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është kryer një intervenim.

Sipas ShSKUK, ekipi i Kabinetit të Bronkoskopisë i ka larguar pacientit një trup të huaj, i cili i kishte shkaktuar penumoni të rëndë, si pasojë e pengesës në bronk.

Tutje në njoftim thuhet se pacienti mashkull, me inicialet M.H., i lindur në vitin 1938, tash është në gjendje të mirë shëndetësore, nën përcjelljen e vazhdueshme të mjekëve, ndërsa pritet të lirohet për në shtëpi brenda javës.

Youtube

Arkiva

Kategoritë