Sht, Qer 27, 2026
Banner Top
Banner Top
Mbi 6400 shërbime shtëpiake dhe paliative janë kryer në kryeqytet vetëm gjatë muajit korrik

Gjatë muajit korrik, në Prishtinë janë realizuar gjithsej 6409 shërbime shtëpiake dhe paliative për pacientët me sëmundje kronike dhe në gjendje të rënduar shëndetësore. Shërbimet janë ofruar nga ekipet mjekësore që veprojnë në kuadër të sistemit shëndetësor publik.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë këtij muaji janë ofruar në mënyrë të vazhdueshme mbi 200 shërbime ditore, përfshirë vizita dhe trajtime në shtëpitë e pacientëve.

Statistikat për muajin korrik përfshijnë:

  • 1120 vizita mjekësore në shtëpi
  • 5058 shërbime të tjera mjekësore në terren
  • 68 vizita fizoterapeutike
  • 163 seanca të fizioterapisë

Autoritetet shëndetësore bëjnë të ditur se po vazhdojnë angazhimin për zgjerimin e kapaciteteve dhe përmirësimin e qasjes në shërbime për këtë kategori pacientësh në kryeqytet, duke synuar ofrimin e kujdesit të vazhdueshëm dhe profesional për të gjithë ata që kanë nevojë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë