Pre, Qer 26, 2026
Banner Top
Banner Top
Mbi 3 mijë e 700 ekzaminime CT të realizuara gjatë vitit 2025 në Spitalin e Mitrovicës

Aparati i Tomografisë së Kompjuterizuar vazhdon të mbetet shtylla kryesore e diagnostikimit në Spitalin e Përgjithshëm “Dr.Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë. Sipas spitalit, ky shërbim ofrohet pandërprerë 24 orë në ditë, 7 ditë në javë.

Sipas njoftimit të spitalit, vetëm gjatë vitit 2025 janë realizuar mbi 3,700 ekzaminime CT.

Nga Spitali i Përgjithshëm “Dr.Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë theksohet se shërbimi i tomografisë është jetik nga rastet e aksidenteve të rënda e deri te diagnostikimet komplekse, CT-ja mbetet mjeti kryesor i shpëtimit të jetës në këtë spital.

“​Specialistët e Radiologjisë, me profesionalizëm dhe saktësi maksimale, interpretojnë çdo rast, duke u bërë udhërrëfyes për trajtimin e mëtejshëm të pacientëve. Në anën tjetër, teknikët e rëntgenit janë heronjtë e orëve të vona dhe të ditëve të ngarkuara. Me përkushtim të madh, ata sigurojnë që çdo procedurë të kryhet shpejt dhe me cilësi të lartë.” – thuhet në njoftimin e spitalit.

Youtube

Arkiva

Kategoritë