Pre, Qer 26, 2026
Banner Top
Banner Top
Mbi 11 mijë pacientë u hospitalizuan në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë nga janari deri në shtator

Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë ka njoftuar se gjatë periudhës janar–shtator 2025, në këtë spital janë realizuar me sukses një numër i madh shërbimesh shëndetësore.

Sipas njoftimit të Spitalit, gjatë periudhës janar-shtator 2025 u regjistruan këto shifra:

  • Pacientë të hospitalizuar: 11,083
  • Operacione të kryera: 1,569
  • Lindje: 1,175 (599 djem dhe 576 vajza), prej tyre 405 me prerje cezariane
  • Vizita ambulatore: 101,652
  • Shërbime laboratorike: 25,153
  • Seanca dialize: 7,042
  • Pacientë në emergjencë: 16,827
  • EMG (shërbim i ri): 89 pacientë
  • Spirometri (shërbim i ri): 128 pacientë

“Spitali i Përgjithshëm – Gjakovë vazhdon me përkushtim të plotë në ofrimin e kujdesit shëndetësor cilësor, të sigurt dhe profesional për të gjithë qytetarët.” ka përmbyllur ky spital në njoftimin e tyre.

Youtube

Arkiva

Kategoritë