Mër, Kor 17, 2024
Banner Top
Banner Top
Maskë që ushqen flokët gjatë vjeshtës

Vjeshta, tek disa persona ndikon për keq sa i përket flokëve. Ato fillojnë të bien, elektrizohen dhe humbasin formën që kanë normalisht.
Prandaj, është tejet e rëndësishme që të përgatitni maskë për flokë, sidomos gjatë vjeshtës.
Merrni një gjysmë avokado, gjysmë banane, dy lugë vaj ulliri, pak kanellë dhe një vezë.
Shtypni bananen dhe avokadon dhe tek to shtoni më pas përbërësit e tjerë. Ju duhet të keni kujdes që t’i tretni të gjithë e t’i homogjenizoni mirë. Menjëherë aplikoni në maje të flokëve dhe pas 30 deri në 60 minuta, pastrojeni si zakonisht./Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë