Mar, Qer 18, 2024
Banner Top
Banner Top
Londra e Madridi, epiqendrat e reja të koronavirusit, dyfishohet çdo dy ditë numri i vdekjeve

Londra e Madridi raportohen së fundmi si qendra më të rënda të përhapjes së koronavirusit sesa Lombardia, teksa numri i vdekjeve atje dyfishohet çdo dy ditë, ndërsa pas tyre vjen menjëherë New York.

Një analizë e shifrave të vdekjeve sipas qyteteve tregon se disa prej tyre po tejkalojnë numrin mesatar të shteteve ku gjenden.

Në Londër numri i vdekje dyfishohet çdo dy ditë, thuhet në studimin e Financial Times ku shtohet se kosto humanitare e pandemisë globale vazhdon të rritet me më shumë se 415,000 të infektuar dhe më shumë se 18,000 të vdekur.

Lombardia tashmë ka lënë pas Vuhan në Kinë si rajoni i goditur më rëndë ku numri total i vdekjeve arriti në 6,820.
Por trajektorja e përhapjes së virusit tregon se Madridi e Londra mund të bëhen pikat e ardhme të nxehtësisë.

Numri i vdekjeve në Britani është gjashtëfishuar brenda një jave, teksa 71 u regjistruan vetëm të martën.

Ndërsa Spanja i ka kërkuar NATOs asistencë humanitare në luftën kundër koronavirusit të ri teksa numri kombëtar ivdekjeve arriti në 2,700 dhe infeksionet kaluan 40,000.

Rajoni i Madrid ka pësuar barrën më të rëndë të epidemisë me 12,352 infektime dhe 1,535 vdekje, ose 57 përqind të shifrës kombëtare.

Youtube

Arkiva

Kategoritë