Pre, Mar 27, 2026
Banner Top
Banner Top
Linja e Jetës qëndron me vajzat dhe gratë që po preken nga shpërndarja e fotove dhe videove intime pa pëlqimin e tyre

Qendra për parandalimin e vetëvrasjes, “Linja e Jetës” ka reaguar lidhur me rastet e vajzave dhe grave që po preken nga shpërndarja e fotove dhe videove intime pa pëlqimin e tyre.

“Kjo është shkelje ligjore dhe një formë e dhunës digjitale. Mbi të gjitha, ajo mund të ketë efekte të rënda në gjendjen emocionale të personave të prekur, duke shkaktuar ankth, frikë, turp dhe izolim.” – ka shkruar “Linja e Jetës” duke shtuar se kjo qendër është hapësirë e sigurt për t’iu ofruar këtyre vajzave dhe grave mbështetje.

“Nuk je vetëm. Nuk është faji yt.Nëse je e prekur nga kjo situatë, Linja e Jetës mund të jetë hapësira jote e sigurt, ku do të dëgjohesh dhe do të mbështetesh.” – ka shkruar “Linja e Jetës”.

Youtube

Arkiva

Kategoritë