Instituti për Shërbime Psikologjike dhe Sociale “Visar Sadiku SH.P.K.” ka arritur një sukses të trefishtë, duke u pajisur me tri licenca zyrtare në nivel vendi nga Ministria e Drejtësisë – Departamenti për Politika të Shërbimeve Sociale dhe Familjare.
Këto licenca përfaqësojnë një hap të rëndësishëm drejt ofrimit të shërbimeve të specializuara për fëmijët dhe familjet në Kosovë:
– Shërbime të kujdesit ditor, këshillim dhe trajtim terapeutik profesional për fëmijët me autizëm, sindromën Down dhe vështirësi të tjera zhvillimore.
– Shërbime psiko–sociale për zhvillim të aftësive funksionale dhe komunikuese në nivel nacional.
– Këshillim dhe trajnime për prindërit, gjithashtu në nivel nacional.
Ky arritje vjen si rezultat i përkushtimit, profesionalizmit dhe punës së pandalshme të ekipit të institutit, që çdo ditë punon me dashuri dhe përkushtim për të përmirësuar jetën e fëmijëve me nevoja të veçanta dhe për të mbështetur familjet e tyre.
Instituti “Visar Sadiku” falënderon të gjithë prindërit, bashkëpunëtorët dhe partnerët institucionalë për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme që ka mundësuar këtë sukses të rëndësishëm në fushën e shërbimeve psikologjike dhe sociale në Kosovë.












