Mar, Mar 19, 2024
Banner Top
Banner Top
Krepa me spinaq

Këto petulla me spinaq janë një recetë e shpejtë dhe e shëndetshme për mëngjes, plot me përbërës ushqyes si spinaqi, bollgur dhe kos grek që do t’i pëlqejnë fëmijëve tuaj! Ato bëhen në blender dhe janë pa gluten dhe pa sheqer të rafinuar!

Spinaqi është një nga perimet shumë të rëndësishme për fëmijët sepse përmbanë shumë vlera ushqyese dhe i ndihmon për të mos rënë në anemi.

Spinaqi është një burim i shkëlqyer me vitaminë K, vitaminë A, vitaminë C dhe acid folik, përveçse është një burim shumë i mirë me manganez, magnezium, hekur dhe vitaminë B2.

Vitamina K është shumë e rëndësishme për shëndetin e kockave dhe është e vështirë për të gjetur zarzavate me vitaminë K, përveç spinaqit.

Në rast se fëmijët nuk e duan duhet ta gjejmë një zgjidhje për të manipuluar në mënyra të ndryshme që gjithsesi ta fusim në meny. Një zgjidhje shumë e mirë është nëpërmjet pallaqinkave ose siç njihen ndryshe krepa.

Edhe si ngjyrë është më tërheqëse për fëmijët.

Kjo recetë është e përshtatshme për fëmijët por pse jo edhe për të rriturit për mëngjes pasi që përmban tërshërë.

Përbërësit:

150gram spinaq
2 vezë
Tërshërë
Miell integral
300 ml qumësht
100 ml ujë
Kripë

Përgatitja:

Së pari spinaqin e bluajmë në blender bashkë me 100 ml ujë.

Pastaj në një enë i rrahim vezët me qumështin, miellin, tërshërën e kam bluar paraprakishtë.

E bashkojmë masën me spinaqin dhe i shtojmë pak kripë. Janë fërguar me shumë pak vaj.

Recet shumë e shishme.

Para servimit mund ti lyeni me krem djathi dhe pure domatesh.

Youtube

Arkiva

Kategoritë