Komuna e Malishavës i’u ka bërë thirrje qytetarëve të mos lëvizin pa nevojë për shkak të gjendjes së rënduar pas reshjeve të shiut.
Këtë apel, komuna e ka bërë përmes një postimi në Facebook.
Postimi i plotë:
“Apel: Gjendje e rënduar për shkak të reshjeve – Mos lëvizni pa nevojë
Shtabi Emergjent për menaxhimin e situatave emergjente u bën apel të gjithë qytetarëve të Komunës së Malishevës që të shmangin lëvizjet e panevojshme, për shkak të gjendjes së rënduar të krijuar nga reshjet e pandërprera.
“Shumë rrugë janë bllokuar nga uji si pasojë e rritjes së nivelit të lumenjve dhe përroskave, duke e vështirësuar qarkullimin. Andaj, lusim qytetarët që të mos lëvizin pa nevojë dhe, në rastet kur lëvizja është e domosdoshme, të shfrytëzojnë rrugët alternative.”
Të gjitha ekipet emergjente janë në terren dhe po angazhohen intensivisht për menaxhimin e situatës.”












