Mar, Maj 17, 2022
Banner Top
Banner Top
Kjo është mosha në të cilën bebi juaj fillon të qëndroj ulur

Është padyshim e mrekullueshme sesi fëmija juaj dita e ditës rritet e zhvillohet. Pas një viti, bebi juaj arrin të qëndroj në këmbë, të ecë e të flas. Epo, kjo po që është mahnitëse.

Gjatë muajve të parë të jetës, bebi arrin të mësoj të mbajë kokën lart e dalëngadalë ai arrin të qëndroj ulur, pa mbështetje që nga muaji i shtatë i zhvillimit të tij.

Zakonisht, bebet fillojnë të qëndrojnë ulur nga mosha 7-9 muajsh. Mirëpo, mos harroni se të gjithë fëmijët kanë zhvillimin e tyre të hap pas hapshëm.

Bebi juaj do të mësojë të qëndrojë ulur para se të mësojë të zvarritet, por është gjithashtu e mundur që bebi ta anashkalojnë zvarritjen plotësisht, duke mbetur në rrugën e zhvillimit.

Por, kur duhet të filloni të shqetësoheni për këtë pjesë?

Po, fëmijët kanë zhvillimin e tyre. Disa mund të qëndrojnë ulur deri në katër muaj, ndërsa të tjerët mund t’ju duhet kohë deri në 9 muaj ose më shumë. Nëse fëmija juaj nuk është ulur në mënyrë të pavarur deri në këtë periudhe, rekomandohet të kontaktoni pediatrin tuaj./dalëngadalë ai arrin të qëndroj ulur, pa mbështetje që nga muaji i shtatë i zhvillimit të tij shkruan VeryWell Family.

Arkiva

Kategoritë