Pre, Tet 11, 2024
Banner Top
Banner Top
Kirurgjia plastike dhe estetike – intervenimet më të shpeshta

Gra e burra të bukur i shohim në filma. Të tillë i gjejmë edhe në muzike.
Njerëz të bukur në televizion, në kopertina revistash, në sfliata mode e viteve të fundit bukurinë e hasim pandërprerë edhe në rrjete sociale.
Këta në shikim të parë duken që janë perfekt, e shumë njerëz të thjesht e adminirojnë pamjen e tyre.


Kjo gjë, ka bërë që shumë persona të mos ndihen rehat me vete e për ta ka menduar shkenca. Zhvillimi i mjekësisë tani mundëson që të përmirësojnë pamjen deri në masën që ata të ndihen të kënaqur me atë që shohin në pasqyre.


Por ndonëse mund të duket si dicka e re, dëshira për të qenë të bukur ka ekzistuar gjithmonë, e edhe shkenca ka tentuar që të mundësojë realizmin e kësaj dëshirë.


Tani, brisku i kirurgut plastik po del të jetë ‘shkopi modern magjik’ për realizimin e dëshirave që kanë të bëjnë me pamjen.


Ndonëse në shikim të parë mund të duken njëlloj, ekziston një dallim mes krirugjisë estetike dhe asaj plastike.


Kirurgjia plastike, është procedurë specifike, që kryhet nga specialistët e për qëllim ka riparimin e lëkurës dhe indeve që mund të kenë pasur dëmtime nga sëmundje apo aksidente të ndryshme. Pra tek kirurgjia plastike intervenimi është një domosdoshmëri, kurse ajo kozemetike kryhet komplet për shkaqe estetike.

Trendet janë vetëm duke u rritur nga viti në vit. Sipas Shoqatës Amerikane të Kirurgëve Plastik, në vitin 2017 17.5 milionë amerikan iu janë nënshtruar ndonjë procedure krirugjikale apo estetike dhe janë gjithsej 1.7 milionë kirurg plastik në gjithë Amerikën.


Por cilat janë procedurat më të zakonta qoftë të kirurgjisë plastike e edhe asaj kozmetike?
Zmadhimi i gjoksit e në këtë procedurë hyjnë kategoria e atyre pacientëve që rrisin apo zvogëlojnë gjinjët ose edhe e ndryshojnë formën e tyre.


Transplantimi i flokëve gjithashtu është një prej procedurave më të shpeshta e bashkë me të edhe rinoplastika apo rregullimi i hundës.
Natyrisht që gratë dalin të jenë ato që kryejnë më së shumti ndërhyrje estetike, e shumë prej personave që i kryejnë shprehen që kjo gjë i ka ndikuar drejtpërdrejtë në vetëbesim dhe vetëvlerësim.

Youtube

Arkiva

Kategoritë