Mar, Jan 25, 2022
Banner Top
Banner Top
Këto ushqime e rrisin hormonin e lumturisë

Ushqimet dhe produktet e ndryshme që ne i konsumojmë na furnizojnë me vlera ushqyese.

Përpos “detyrës” së tyre të përgjithshme, ato mund të ndikojnë edhe në disponimin tonë falë përmbajtjes që e gëzojnë.

I kemi renditur disa nga ushqimet që i rrisin hormonet e lumturisë në mënyrë natyrale, të cilat i ka publikuar “Natural Solution Magazine”.

Vezët

Vezët ndihmojnë shumë në rritjen e lumturisë. Studiuesit e Harward e lidhin të kuqen e vezës me optimizmin.

Çokollata e zezë

Çokollada e zezë e pasur me antioksidant e rrit lumturinë dhe disponimin në mënyrë natyrale duke e stimuluar trurin për të lëshuar endorfinë – hormoni i lumturisë.

Ushqimet pikante

Kur i konsumojmë ushqimet pikante trupi ynë e ndjen një lloj dhimbje. Për këtë arsye, truri liron endofrinë në mënyrë që ta ndihmoj trupin ta shuaj dhimbjen.

Spinaq

Spinaqi është i mbushur me fenletilaminë “që mund ta zvogëloj shpërthimin e një reagimi të keq”. Poashtu i jep trupit një sasi të madhe të magnezit që është i domosdoshëm në momentin kur ju ndjeheni keq.

Domatet e vogla

Të gjitha domatet përmbajnë likopen në lëkurat e tyre, por sasia e likopenit tek domatet e vogla është shumë më e madhe. Një nga përfitimet më të mëdha të likopenit është mbrojtja ndaj depresionit./NetDoktori

Arkiva

Kategoritë