Pre, Mar 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Ishte raportuar i zhdukur dje, gjendet shëndosh dhe mirë i moshuar nga Përlepnica e Gjilanit

Haxhi Bajram Ibrahimi nga fshati Përlepnicë e Gjilanit ishte raportuar si i zhdukur nga familjarët e tij, pasi dje ai kishte dalë përafërsisht gjatë kohës së drekës dhe nuk ishte kthyer deri pak çastesh kur edhe është gjetur nga familja dhe bashkfshatarët.

Klan Kosova ka kontaktuar me familjarët e të moshuarit për të mësuar detaje lidhur me ngjarjen.

Nipi i tij Agron Ibrahimi, tha se gjyshi i tij është gjetur afër një përroi në fshatin Përlepnicë, diku afër 3 kilometra larg shtëpisë së tij.

“E kemi gjetur diku rreth orës 11:30. Është gjetur mirë me shëndet. Tani e ka marrë autoambulanca edhe mjekët po e kontrollojnë. Babgjyshi është gjetur diku nja 3 kilometra larg shtëpisë”. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë