Në vitin 2012, pak ditë pas lindjes së fëmijës së saj të tretë, Katie Rich filloi të kishte dhimbje të forta nën brinjën e djathtë. Kur i tregoi mjekut në kontrollin pas lindjes, mjeku mendoi se dhimbja mund të ishte lidhur me kolecistën.
Në fakt, një eko abdominale evidentoi një njollë sa një monedhë në mëlçi. “Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar” i tha mjeku, “Ti je 33 vjeçe, je shumë e re.”
Në fakt Katie, edhe pse tepër e ngarkuar me të porsalindurin vazhdoi me ekzaminimet deri në kryerjen e biopsisë. Biopsia rezultoi kancer i zorrës, stadi i IV (metastaza në mëlçi).
Diagnoza nuk bënte fare sens për të. Askush në familje nuk kishte pasur kancer të zorrës. Ajo ishte një atlete që vraponte dhe luante volejboll. Madje, kishte bërë aktivitet fizik edhe gjatë shtatzënive. Përpiqej të hante gjithmonë shëndetshëm dhe mbi të gjitha, ishte vetëm 33 vjeçe. Kanceri zorrës as nuk i kishte shkuar ndonjëherë në mendje.
Fatkeqësisht, histori si të Katie-t janë çdo e ditë e më të shpeshta. Rastet me kancer kolorektal në moshat e reja janë çdo vit në rritje.
➡️ Në vitin 2010, vetëm 5% të rasteve të reja me kancer të kolonit ishin nën moshën 50 vjeç. Në vitin 2020 kjo shifër shkoi 11%.
➡️ Në vitin 2010, vetëm 9% të rasteve të reja me kancer rekti ishin nën moshën 50 vjeç. Në vitin 2020 kjo shifër shkoi 15%.
Arsyet e shtimit të rasteve në moshat e reja mbeten ende të panjohura. Po hulumtohet në drejtime të ndryshme, që nga stili i jetesës, ndryshimet në mikrobiomë, infeksioni HPV (për kancerin anal), përdorimi i antibiotikëve etj.
Por, ajo çka mund të bëjmë deri tani, është të përpiqemi të diagnostikojmë në kohë, kur shanset për kurim janë shumë të larta. Nuk duhet të neglizhojmë shenjat që trupi na jep dhe të kryejmë testet depistuese.