Pre, Gus 19, 2022
Banner Top
Banner Top
Justin Bieber zbulon se po vuan nga paraliza e fytyrës pasi u diagnostikua me sindromën Ramsay Hunt

Justin Bieber ka zbuluar se ai ka pësuar paralizë të përkohshme të fytyrës nga sindroma e quajtur Ramsay Hunt, vetëm disa ditë pasi u detyrua të anulonte datat në turneun e tij botëror “Justice”.

Ylli 28-vjeçar i popit bëri njoftimin përmes një video në Instagramin e tij të premten (10 qershor) duke shpjeguar diagnozën e cila është një ndërlikim i herpesit që mund të çojë në paralizë të fytyrës.

Sipas klinikës Mayo, humbja e dëgjimit dhe paraliza e fytyrës e lidhur me sindromën Ramsay Hunt është e përkohshme, megjithatë, mund të bëhet e përhershme, shkruan DailyMail.

Syri i djathtë i Justinit nuk ishte në gjendje të lëvizte në mënyrë normal dhe ana e djathtë e fytyrës së tij nuk lëvizi ndërsa filloi videon duke thënë: ‘Hej të gjithëve Justin këtu, doja t’ju informoja për atë që po ndodhë’.

“Natyrisht siç mund ta shihni fytyrën time. Unë kam këtë sindromë të quajtur Ramsay Hunt dhe është nga ky sindromë që sulmon nervat e veshit tim dhe nervat e fytyrës sime dhe ka bërë që fytyra ime të ketë paralizë”, tha këngëtari kanadez.

Në klipin e postuar, Justin tregoi efektet shkatërruese në diagnozën e tij, ndërsa tregoi se syri i tij nuk po i pulsonte, nuk mund të buzëqeshte dhe hunda nuk do të lëvizë të gjitha në anën e djathtë të fytyrës.



“Siç mund ta shihni, ky sy nuk po pulson. Unë nuk mund të buzëqesh në këtë anë të fytyrës sime. Kjo vrimë e hundës nuk lëvizë, kështu që ka paralizë të plotë në këtë anë të fytyrës sime”, vazhdoi Bieber, duke bërë shenjë në anën e djathtë të fytyrës.
“Pra, për ata që janë të frustruar nga anulimet e mia të shfaqjeve të ardhshme, unë thjesht fizikisht nuk jam i aftë t’i bëj ato. Kjo është mjaft serioze siç mund ta shihni. Do të doja të mos ishte kështu, por padyshim që trupi im po më thotë që duhet të ngadalësoj ritmin”, tha Bieber.

Të martën, artisti kishte njoftuar se ai po shtynte ‘disa shfaqje të ardhshme’ të turneut të tij botëror për shkak të ‘sëmundjes që nuk lidhet me Covid’.


Youtube

Arkiva

Kategoritë