Die, Shk 16, 2025
Banner Top
Banner Top

Java e Parandalimit të Kancerit të Qafës së Mitrës është një fushatë europiane, e cila ka si qëllim të rrisë informimin dhe ndërgjegjësimin për parandalimin dhe kapjen e hershme të kancerit të qafës së mitrës te femrat.


Shoqata Europiane e Kancerit të Qafës së Mitrës ka nisur organizimin e kësaj fushate në vitin 2002, për të rritur ndërgjegjësimin mbi kancerin e qafës së mitrës dhe për mënyrat se si ai mund të parandalohet.

Rritja e ndërgjegjësimit lidhur me depistimin e kancerit të qafës së mitrës dhe vaksinimin kundër HPV-së janë thelbësore për parandalimin dhe reduktimin e kancerit të qafës së mitrës.


Prej vitit 2007, Java Europiane e Parandalimit të Kancerit të Qafës së Mitrës organizohet çdo vit.


Simboli i Fushatës Europiane – STOP Kancerit të Qafës së Mitrës – është “Perla e Mençurisë”.

“Perla e Mençurisë” është një element kyç në këtë fushatë.

Qëllimi kryesor i “Perlës së Mençurisë” është që të jetë një simbol i dukshëm për fushatën e kancerit të qafës së mitrës, në mënyrë që njerëzit të mund ta dallojnë lehtë atë ndër të gjitha gjërat e tjera për të cilat kërkohet vëmendja e tyre.


Përdorimi i “Perlës së Mençurisë” është rritur mjaft që kur ajo është prezantuar dhe sot shumë organizata e kanë miratuar atë si simbol zyrtar të fushatës së parandalimi të kancerit të kancerit të qafës së mitrës.

Grupe të shumta të pacienteve, organizata të ndryshme të kancerit, shoqata mjekësore etj., e kanë përfshirë “Perlën e Mençurisë” në aktivitetet e parandalimit të kancerit të qafës së mitrës, sepse ajo i ndihmon ata për të tërhequr vëmendjen e njerëzve, për të komunikuar në mënyrë efektive me ta, si dhe për t’u kujtuar atyre informacionin që kanë marrë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë