Pre, Mar 27, 2026
Banner Top
Banner Top
Instituti “Visar Sadiku” – Adresa kryesore e shëndetit mendor në Kosovë e cila ofron shërbime të specializuara për fëmijë dhe të rritur

Instituti për Shërbime Psikologjike-Sociale “Visar Sadiku” po shndërrohet në një prej adresave më të besuara në Kosovë për vlerësimin, trajtimin dhe mbështetjen psikologjike të fëmijëve, adoleshentëve dhe të rriturve.

I udhëhequr nga psikologu klinik Visar Sadiku, instituti ofron një gamë të gjerë shërbimesh profesionale që përfshijnë diagnostikim psikologjik, terapi individuale, terapi për fëmijë, këshillim familjar, trajtime për çrregullime të zhvillimit, si dhe punëtori edukative për prindër dhe mësimdhënës.

Qasja e institutit është e bazuar në metoda bashkëkohore të psikologjisë klinike dhe zhvillimore, duke u fokusuar në mirëqenien emocionale, sociale dhe kognitive të klientëve. Përveç seancave terapeutike, ekipi profesionist i institutit angazhohet edhe në prezantime publike, trajnime dhe vizita në institucione arsimore, me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit për shëndetin mendor dhe identifikimin e hershëm të vështirësive psikologjike.

Falë përkushtimit dhe profesionalizmit, Instituti “Visar Sadiku” po ndihmon gjithnjë e më shumë familje në vend të kuptojnë dhe adresojnë sfidat e zhvillimit dhe të sjelljes, duke ofruar mbështetje të personalizuar dhe të qasshme për të gjithë komunitetin.

Caktoni tani terminin tuaj në numrin: 045 518 879

Youtube

Arkiva

Kategoritë