Instituti për Shërbime Psikologjike “Visar Sadiku” është bërë një nga adresat kryesore për mbështetje klinike dhe psikologjike në komunitet, duke ofruar shërbime cilësore për fëmijë, adoleshentë dhe të rritur.
Ky institucion, nën drejtimin e psikologut klinik Visar Sadiku, ka fokus të qartë ofrimin e vlerësimeve psikologjike të detajuara, diagnostikimit profesional dhe trajtimit për çrregullime të ndryshme psikologjike.
Shërbimet përfshijnë këshillim individual, terapi për çështje si ankthi, stresi, vështirësitë në mësim, vetëvlerësimi dhe mbështetje për familjet që kërkojnë strategji të efektshme për qasje ndaj sfidave të tyre psikologjike.
Shërbimet e ofruara janë të përshtatura për çdo moshë dhe nevojë, duke përfshirë:
- Vlerësime psikologjike të personalizuara
- Diagnostikim klinik dhe trajtim psikologjik
- Terapi individuale dhe këshillim familjar
- Mbështetje për zhvillimin emocional dhe social
- Programet për rritjen e aftësive të adaptimit dhe mirëqenies
Ky institucion operon në qytete të ndryshme të Kosovës duke përfshirë Prishtinën, Podujevën, Ferizajin dhe Gjilanin, duke siguruar qasje më të lehtë për qytetarët që kërkojnë mbështetje profesionale në fushën e psikologjisë.
Për më shumë informacione dhe për të caktuar termine, kontaktoni numrin 045 518 879.













