Mër, Maj 18, 2022
Banner Top
Banner Top
Ia hoqi pjesën metalike nga trupi pacientit– Flet mjeku nga Kirurgjia Torakale që e kreu intervenimin

Gjatë ditës së hënë, në Klinikën e Kirurgjisë Torakale, në QKUK u krye një intervenim që nuk është bërë më herët në Kosovë.

Bëhet fjalë për heqjen e Pectus Bar, pjesës metalike që vendoset te fëmijët që kanë deformime murit të përparmë të gjoksit.

Dr. Nazmi Kolgeci, së bashku me dr. Afrim Behlulin dhe pjesën tjetër të stafit të Kirurgjisë Torakale, kryen suksesshëm këtë ndërhyrje e cila, prej tash e tutje, do mund të bëhet edhe në Kosovë.

I kontaktuar nga “Familja Jonë”, vetë Nazmi Kolgeci bën të ditur se ndërhyrje e tillë nuk është aq e komplueshme për t’u bërë, por që nevojiten mjete për dicka të tillë.

“Heqja e asaj pjese metalike nga trupi nuk është e komplikueshme si procedurë, por nevojiten mjete dhe aparatura për t’u kryer dicka e tillë. Mua më ka rastistur të shoh në vende perëndimore se si bëhet dicka e tillë, andaj mund të them se nuk ishte shumë e komplikueshme”, theksoi Kolgeci.

Tutje, Kolgeci shtoi se një punë e tillë në perëndim mund të kushtojë afro 15 mijë euro, ndërsa aparaturat për vendosjen edhe rregullimin e kësaj pjese metalike në trup janë afro gjysmë milionë euro.

“Proceduralisht, largimi i kësaj pjese metalike nga trupi mund të kushtojë deri në 15 mijë euro, ndërsa aparatura për vendosjen e këtij mjeti në trup arrin vlerën afro gjysmë milioni”, shtoi tutje ai.

Ai gjithashtu shtoi se largimi i Pectus Barit preferohet të bëhet para moshës 16 vjecare te fëmijët, në mënyrë që të mos ketë komplikacione të tjera.

Kolgeci shprehet optimist që në një të ardhme të afërt të ketë edhe Kosova kushte për vendosjen dhe heqjen e kësaj pjese metalike, pasi aktualisht, për shkak të mungesës së aparaturës, nuk mund të bëhet ngjitja e Pectus Barit në trup.

“Aktualisht nuk është e mundur të bëhet ngjitja e Pectus Barit në Kosovë, meqë nuk kemi aparatura për këtë gjë. Aparatura, sic e thashë, kushton afro gjysmë milioni. Ministria e Shëndetësisë mund të lëviz në këtë drejtim dhe unë shpresoj që shumë shpejt të mund të kryhet ky proces edhe në Kosovë”, shtoi ai.

Sa i përket gjendjes së pacienti, Kolgeci u shpreh është gjithcka në rregull dhe nuk e ka pasur asnjë komplikim. I njëjti është liruar për në shtëpi të nesërmën.

“Gjithcka është në rregull me të. Është liruar për në shtëpi menjëherë të nesërmen dhe s’ka asnjë komplikim. Pak para lëshimit për në shtëpi, ia kam bërë një rentgen për të parë se si qëndron gjendja e tij pas ndërhyrjes, por gjithcka ka qenë në rregull”, përfundoi ai.

I njëjti pritej të nisej jashtë vendit që ta hiqte pjesën metalike nga trupi, nëse një procedurë e tillë nuk do të kryhen në QKUK./familjajone

Arkiva

Kategoritë