Enj, Maj 7, 2026
Banner Top
Banner Top
Hapet edicioni i 6-të i panairit të Librit të Vjetër, të Rrallë dhe të Përdorur

Në Prishtinë është hapur edicioni i 6-të i Panarit të Librit të Vjetër, të Rrallë dhe të Përdorur.

Ky edicion është hapur sot nga ora 10:00 dhe po mbahet në tarracën e Institutit Albanologjik të Prishtinës.

Sipas njoftimit, përpos ekspozimit të librave, gjatë panairit do të ketë promovim librash dhe takime me autorë librash.

Sipas njoftimit, ky panair është i hapur nga data 7 deri më 9 maj.

Këto janë aktivitetet sipas agjendës së publikuar:

7 maj, e enjte, ora 18:00

NGA DHIMBJA NË LIBËR: RRËFIME NGA ‘SHTËPIA ME GJAK NË MURE’
Përurimi i librit i Afrim Hysenajt, botuar në gjuhën shqipe dhe angleze, “Shtëpia me gjak në mure = The house with blood on the walls”
Bashkëbisedim me autorin, me përjetues të gjenocidit në Poklek të Vjetër dhe lexime të intervistave të të mbijetuarve.

Vendi: Amfiteatri i vogël i Bibliotekës Kombëtare

8 maj, e premte, ora 18:00

NGA FJALA TE KUJTESA
Përurim, diskutim dhe lexime nga krijimtaria e Adem Gashit.
Flasin: Emin Z. Emini, Izet Abdyli, Berat Armagedoni, Dardan Gashi

Vendi: Amfiteatri i vogël i Bibliotekës Kombëtare

9 maj, e shtunë, ora 12:00

ZËRI I FJALËS SHQIPE
Lexime poetike dhe prozaike nga vepra të autorëve shqiptarë.

Vendi: Amfiteatri i vogël i Bibliotekës Kombëtare

9 maj, e shtunë, ora 14:00-15:00

DHURO NJË LIBËR, NDRIÇO NJË MENDJE
Donacione me libra për bibliotekat shkollore nga botues të Kosovës.

Vendi: Instituti Albanologjik

Youtube

Arkiva

Kategoritë