Mër, Nën 6, 2024
Banner Top
Banner Top
Gjyshër të mirë, po vini veten në rrezik

Gjyshërit po vënë shëndetin e tyre në rrezik duke u kujdesur për nipërit ose mbesat.

Gati gjysma e tyre thonë se i ka zënë gripi kur kanë qenë duke u kujdesur për fëmijët.

Më shumë se 10 milionë gjyshër (73%) në Britani kujdesen për fëmijët e fëmijëve, dhe gati gjysma e tyre (48%) e kanë marrë gripin nga to.

4 në 10 prej tyre kanë vuajtur sëmundje më të rënda si pasojë e ftohjes, si infeksione në rrugët e frymëmarrjes dhe pneumoni, që tregon se ftohja mund të ketë një efekt shkatërrues në sistemin e tyre të dobët imunitar.

6 në 10 prej tyre (16%) thonë se i shmangin kontaktet me fëmijët kur janë me grip ose ftohje.

Një studim i kryer tek 1000 gjyshër me nipër nën moshën 10 vjeç, tregon se gjysma e tyre kanë humbur kohën e çmueshme me nipërit ose mbesat për shkak të frikës se mos ua ngjisin gripin.

Këta të fundit kanë më shumë gjasa të marrin viruse në kopsht apo shkollë.

“Gjeneratat më të vjetra janë më të rrezikuar ndaj infeksioneve për shkak të sistemit të dobët imunitar, dhe kur bëhet fjalë për ftohjet, nuk ka kurë për ta, prandaj parandalimi është zgjidhja më e mirë”, rekomandon dr. Dawn Harper, autori kryesor i studimit.

Tags: ,

Lajme te ngjajshme

No Related Article

Youtube

Arkiva

Kategoritë