Hën, Tet 14, 2024
Banner Top
Banner Top
GJITHÇKA QË DUHET TË DINI PËR DHËMBËT E BEBIT

Kur dhëmbët e rinj të foshnjës ose të fëmijës veçse fillojnë të dalin përmes mishit të dhëmbëve, procesi quhet zënie e dhëmbëve (e njohur edhe si shpërthim dhëmbësh).

Dhëmbët primarë, të njohur edhe si të qumështit zakonisht fillojnë të dalin midis moshës katër deri në tetë muaj.

Nga 20 dhëmbët primarë, 8 prerës (dhëmbët e mprehtë) dalin në fillim dhe zakonisht qëndrojnë në vend nga 12 deri në 14 muaj. Ata pasohen nga molarët (dhëmbët e pasmë që përdoren për të përtypur).

Fëmijët kanë këtë rradhitje ‘’tipike’’ por mos harroni që ka dhe përjashtime.

  • Dy qëndrorët
  • Majtas dhe djathtas qëndrorëve
  • Dhëmbët e qenit
  • Dhëmballa e parë
  • Dhëmballa e dytë

Ndërsa dhëmbët fillojnë të dalin, mishrat mund të fryhen dhe kështu foshnjet mund të qajnë, të mos jenë të gatshëm për të ngrënë dhe të kenë probleme me gjumin.

Shenjat e dhëmbëzimit:

Foshnjet fusin gishtat në gojë më shpesh

Mishrat mund të bëhen të kuqe dhe / ose të fryhen

Mund të rritet nervozizmi

Humbje e oreksit

Ethet dhe skuqjet

Dhimbja gjatë shfaqjes së dhëmbëve është një pjesë normale e zhvillimit të foshnjave dhe mund të trajtohet pa recetë ose ilaçe.

Gjatë kësaj periudhe, ju mund të ndihmoni foshnjet tuaja duke vepruar kështu:

Jepni fëmijës suaj një lodër

 Sigurohuni që objekti është mjaft i madh sa që fëmija juaj nuk mund ta gëlltisë atë. Zakonisht, një biberon i gomës është zgjidhja më e mirë. Shmangni objektet plastike sepse ato mund ta dëmtojnë fëmijën.

Masazhoni mishrat

Fërkoni mishrat e fëmijës butësisht me gishtin tuaj të vogël për një ose dy minuta. Sigurohuni që gishti juaj të jetë i pastër.

Pyetni pediatrin rreth mjekimit

 Nëse dhimbja e dhëmbëve është shqetësuese, acetaminopeni ose ibuprofeni mund të përdoren për të lehtësuar dhimbjen. Ndiqni udhëzimet e dozimit në etiketë për moshën dhe peshën e fëmijës suaj.

Mos i jepni qumësht para kohës së gjumit

Nëse qumështi qëndron në kontakt të vazhdueshëm me dhëmbët, mund të rezultojë prishja e tyre. Qumështi duhet të përdoret për të ushqyer, jo për ta qetësuar fëmijën tuaj./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë