Pre, Mar 27, 2026
Banner Top
Banner Top
Gjin dhe Lum Rrahmani shkëlqejnë në Florida me medalje të arta në Inteligjencë Artificiale dhe Shkencë

Gjin dhe Lum Rrahmani, dy vëllezërit e artë, kanë shënuar edhe një tjetër sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare. Edhe kësaj radhe, ata përfaqësuan me dinjitet në Florida, në garën prestigjioze të Inteligjencës Artificiale dhe Shkencës, duke u kthyer në shtëpi me medalje.

Në fushën e Inteligjencës Artificiale, vëllezërit Rrahmani u renditën në vendin e parë, duke fituar medaljen e artë dhe duke dëshmuar njohuri dhe aftësi të larta në një nga disiplinat më të avancuara të kohës.

Suksesi i tyre vazhdoi edhe në Biologji, ku në kategorinë “Best of the Best” fituan sërish medaljen e artë dhe vendin e parë, duke u dalluar mes konkurrentëve më të mirë.

Në Matematikë, ata arritën të sigurojnë medaljen e bronztë, duke u renditur në vendin e tretë, çka e plotëson edhe më tej këtë paraqitje të shkëlqyer shumëdisiplinore.

Gjini dhe Lumi u përgatitën për këto gara nga Kosova Global Talent Center.

Arritjet e Gjin dhe Lum Rrahmanit janë një dëshmi e talentit, përkushtimit dhe punës së palodhur, si dhe një krenari e madhe për familjen dhe komunitetin që përfaqësojnë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë