Mar, Tet 13, 2026
Banner Top
Banner Top
Gjatë vitit 2024 në Kosovë linden mbi 26 mijë fëmijë

Vetëm gjatë vitit 2024 në Kosovë kanë lindur 26 mijë e 624 fëmijë. E me numër vazhdojnë të prijnë meshkujt. Gjatë 2024 linden 13 mijë e 773 meshkuj dhe 12 mijë 851 femra.

Duke u bazuar në të dhënat e Agjencionit të Statistikave të Kosovës (ASK), vetëm në muajin dhjetor të vitit që shkoi janë regjistruar 2143, prej tyre meshkuj 1069 dhe femra 1074.

E krahasuar me muajin nëntor 2024 ka një ngritje të numrit të lindjeve për 4 përqind.

“Duke u bazuar në të dhënat administrative për muajin dhjetor janë regjistruar 2143 lindje të ndodhura në Kosovë dhe jashtë Kosovës, prej tyre meshkuj 1069 dhe femra 1074. Krahasuar me muajin nëntor 2024 kemi ngritje të numrit të lindjeve për (4 %)”, thuhet në raportin e ASK-së.

Youtube

Arkiva

Kategoritë