Filmi i shkurtër “Two People Exchanging Saliva” është shpërblyer me çmimin Oscar për Filmin më të Mirë të Shkurtër (Live Action Short Film) në ndarjen e Academy Awards 2026.
Në këtë film që zgjat gjithsej 36 minuta luan edhe kosovarja Luana Bajrami në rolin e Malaise.
Për suksesin e aktores Bajrami ka reaguar edhe Qendra Kinematografike e Kosovës e cila e ka komentuar këtë si një moment i veçantë krenarie për kinemanë kosovare.
“Pas sukseseve të vazhdueshme në skenën ndërkombëtare të filmit, Bajrami vazhdon të përfaqësojë me dinjitet talentin e artistëve kosovarë në industrinë botërore të kinemasë.” ka shkruar Qendra Kinematografike e Kosovës.
Filmi është realizuar nga regjisorët Natalie Musteata dhe Alexandre Singh, ndërsa në kast luajnë Zar Amir Ebrahimi, Luàna Bajrami dhe Aurélie Boquien, me narracion nga Vicky Krieps.













