Die, Jan 23, 2022
Banner Top
Banner Top
Fileto viçi në tavë me domate

PËRBËRËSIT: 300 g fileto viçi, 2 kokrra qepë, 2 kokrra domate, 1 filxhan pure domatesh, 2 thelpinj hudhra, gjethe dafine, vaj ulliri, kripë dhe piper.


PËRGATITJA: Nëse filetot e viçit nuk i kemi të prera, mund të vendosim pjesën e tulit pak në frigorifer të mpikset dhe me pas e presim mishin. Pasi presim filetot i hapim në tavolinën e punës dhe i rrahim lehtë me çekiç druri. I u hedhim pak kripë pak piper sipër. Fileton e skuqim në një tigan me vaj të ngrohur jo të nxehur. Në zjarr të ngadalshëm, filetos do t’i japim skuqje sa të zverdhet. Më pas i heqim nga tigani dhe i vendosim në një tavë të lyer me pak vaj ulliri. Sipër çdo filetoje do të hedhim nga 1 lugë pure domate, domate të grirë, qepë të prerë, hudhër, gjethe dafine nëse dëshirojmë dhe 1 filxhan ujë. Tavën e fusim në furrë të para ngrohur në 220 °C për 15-20 minuta. E shërbejmë nëpër pjata të shoqëruar më salcën e krijuar. Fileto viçi, shoqërohet me perime të pjekura ose të ziera.

Arkiva

Kategoritë