Të shtunën në emisionin “Familja Jonë”, do të flasim për krimet kibernetike.
Disa nga pyetjet që do të tentojmë t’u japim përgjigje me të ftuarat Laura Pula – Prokurore në zyrën e Krye prokurorit të Shtetit, Florie Hajra – Kolonele në Policinë e Kosovës, Luanda Domi – Zyrtare në programin për siguri në UNDP janë:
Cilat janë rreziqet nga interneti, llojet e rreziqeve, parandalimi dhe raportimi?
Ndikimi i COVID-19, në trendin e krimit kibernetik në botë?
Dhuna kibernetike në baza gjinore?
Si trajtohen këto raste në Policinë e Kosovës?
Si mund të mbrohemi, çfarë dënime ka për kryesit e këtyre veprave e shumë detaje tjera, i mësoni të shtunën në emisionin “Familja jonë”.
Ndërsa gazetari Shëndrit Lumi na sjell statistikat në nivel global rreth krimeve kibernetike.
Kurse në rubrikën “Erida&Blini me mamin” na mësojnë si të dekorojmë bredhin pa shpenzuar shumë, e në kuzhinë do të gatuajmë supë kungulli. /Familjajonë/