Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
“Emergjencat Mjekësore Dentare”, tashmë në shitje

Pas një pune të gjatë  nga një ekip shumë profesionalë nga Kosova, Shqipëria dhe Bullgaria, më në fund doli në shitje libri më i ri “Emergjencat mjekësore dentare”

“Emergjencat mjekësore dentare, kujdesi mjekësor është një obligim human, etik dhe ligjor ndaj të gjithë atyre të cilët në momentin e caktuar e kanë jetën në rrezik dhe ofrimi i kujdesit mjekësor emergjent ndihmon në mënjanimin të drejtpërdrejtë të shkaktarëve të rrezikut, e të cilët e përkeqësojnë gjendjen shëndetësore të sëmurëve, lënduarve ose të helmuarve. Emergjencat mjekësore dentare dhe kujdesi mjekësor është veprim i dobishëm për ruajtur shëndetit, trajtuar në vendin e ngjarjes, stabilizuar, paketuar në barelë dhe të sëmurin, e të lënduarin me rrezik jete dhe me kujdes mjekësor të transportohen deri në spitalin më të afërt”. Emergjencat mjekësore dentare dhe kujdesi mjekësor në të gjitha këto raste, profesionistët e kujdesit mjekësor dentar duhet që ofrojnë kujdesin mjekësor emergjent duhet të jenë të; qetë, matur, vetëdijshëm, përgjegjshëm, këmbëngulës, shkathët, kenë njohuri përgjithshme profesionale cilësore nga kujdesi mjekësor emergjent me qëllim të ruajtjes së jetës të të sëmurëve. Autorët janë shumë vetëdijshëm për mangësitë e mundshme Brenda për brenda librit, prandaj me kënaqësi do t’i pranojnë sugjerimet qëllim mira për evitimin e lëshimeve dhe plotësimeve eventuale të cilat do të korrigjohen në rast të ribotimit të këtij libri.”

  -Kështu fillon parathënia e librit e cila është shkruar nga :
Prof. Asoc. Basri Lenjani MD, PhD, Prof. Ass. Fatmir Dragidella MD, PhD, Prof. Ass. Svetoslav Jivkov Garov MD, PhD, Prof. Ass. Premtim Rashiti MD, PhD, Dr. Edlira Harizi MD, PhD, Dr. Erza Mulaj PhD, Cand.
– Ky libër nuk do të ndihmojë vetëm komunitetit dentar në kujdesin ndaj të sëmurëve të tyre, por edhe të gjithë profesionistëve dentar të cilët punojnë në institucione shëndetësore të nivelit parësor dhe tretësor, mjekëve të rinj dentar, studentëve, infermierëve, dhe lexuesve të tjerë kureshtar.

Çka është Emergjencat mjekësore dentare?

Emergjenca mjekësore dentare, shpesh përcaktohet më saktësisht si një gjendje akute që paraqet një kërcënim të menjëhershëm për jetën e individit. Incidenca e problemeve të rënda mjekësore në praktikën dentare në vit sillen 7-10 raste. Emergjencat më të shpeshta mjekësore në praktikën dentare janë; episodet vasovagale, diabeti me krizat hipoglikemia, krizat adrenal, sulmet konvulsive, epilepsia, astma, kurse më pak paraqiten në praktikën dentare janë; reaksionet alergjike, anafilaksia, infarkti i miokardit, sulmi në tru, kolapsi, gulcimi, dhe arresti kardiak.
Emergjenca mjekësore dentare mund të ndodhin në çdo kohë; megjithatë, është e rëndësishme të mbani mend se asnjë trajtim nuk duhet të kryhet pa planifikim paraprak, pasi kjo mund të rezultojë me probleme në vazhdimësi. Problemet më të zakonshme të dhëmbëve janë dhimbja për shkak të kariesit, gjakderdhjes nga indet parodontale. Menaxhimi i traumave dentare është komplekse, sepse zakonisht përfshin si gingivën ashtu edhe dhëmbët.

  • Ky libër në detaje shpjegon edhe pikat kryesore se çfarë duhet të dijë një profesionistë i kujdesit dentar.

Profesionistët e kujdesit dentar duhet të njohin mire veprimet RKP-ës, ABCDE..
•         Rugët ajrore; vlerësimi i rrugëve ajrore, a janë të lira dhe të hapura? Frymëmarrja; ritmin, zhurmat.
•         Qarkullimi- Rimin e pulsit, perfuzionin, and ngjyrën e lëkurës.
•         Paaftësia- Disability): vlerësoni vetëdijen, reagimi e bebëzave të syrit në dritë, ekzaminimi i ashpër neurologjikë, llogaritni shkallën e vlerave GCS.
•         Ekspozimi – Exposure: qasja e papenguar në të gjitha regjionet e prekura nga lëndimi dhe dhe ekzaminimi i secilës pjesë të trupit “nga koka deri te këmbët” (largoni komplet teshat nga i sëmuri).

Profesionistët e kujdesit dentar duhet të posedojnë aftësi dhe njohuri për menagjimin e emergjencave mjekësore jetëkërcnuese. Përmes edukimit të tyre akademik, klinik dhe të vazhdueshëm duhet të njohin shenjat dhe simptomat e sëmundjes jetëkërcnuese, qasjet, diagnozën dhe menaxhimin e emergjencave të zakonshme, e në mënyrë që çdo profesionistë i kujdesit dentar, duhet të dijë se çfarë të bëjë dhe mund të veprojë menjëherë në situatat emergjente.  Meqenëse këto aftësi dhe njohuri nuk i përdorin çdo ditë, është e nevojshme që profesionistët e kujdesit dentar me kurset e BLS – AED, emergjencave mjekësore të cilat mund të marrin përmes edukimit dhe trajnimit të cilët licensohen dhe  duhet të rilicensohen të paktën për çdo vit, por më mirë më shpesh.
“Emergjencat mjekësore dentare” mund ta gjeni ne libraritë e Prishtinës.

Youtube

Arkiva

Kategoritë