Medikamentet për humbje peshë, mund të jenë shumë tunduese për ata persona që duan të humbasin peshë. Por pa hulumtimet e duhura, ata vetëm e dëmtojnë shëndetin.
Për shkak të medikamenteve për humbje peshë, ju mund ta dëmtoni mëlcinë si dhe të keni probleme me veshka.
Një prej problemeve të tjera që vijnë nga pilulat për humbje peshë, është edhe pagjumësia. Shumë prej këtyre medikamenteve, përmbajnë stimulues që ju mbajnë zgjuar.
Presioni i lartë i gjakut, është një tjetër efekt anësor që vjen nga këto pilula.
Disa prej këtyre ilaqeve, mund të shkaktojnë edhe diarrea – që mund të jetë shumë i rrezikshëm nëse vazhdon për një periudhë kohore.
Këto medikamente për humbje peshë, mund të ndryshojnë ritmin e zemrës. është vërtetuar që rritin ritmin e zemrës.
Kokëdhembja, është një tjetër efekt që vjen nga ilaqet dietike./Familja Jone