Hën, Kor 15, 2024
Banner Top
Banner Top
Disa shprehi të ‘këqija’ mund të iu bëjnë mirë

Çdo njeri, ka ndonjë shprehi që nga shoqëria mund të cilësohen si jo shumë të mira. Por ja që këto shprehi ‘destruktive’ kanë një efekt pozitiv. Më poshtë do ua rendisim disa shprehi që kanë një ndikim shumë të mirë tek ju.

Përtypja e çamcakëzit – si duket kjo shprehi ka një ndikim tejet pozitiv në trup. Hulumtimet tregojnë që përtypja e çamçakëzit, iu bën më të vëmendshëm. Gjithashtu këto studime tregojnë që përtypja e çamçakëzit ulë nivelin e stresit.

Video-lojërat –ndikojnë që të rrisin vetëdijen mbi ‘vendimmarrjen’. Studimet mbështesin atë që video-lojërat njëjtë sikur lojërat e tjera rrisin mundësinë për të parë përtej.

Sharjet – të gjithë pajtohen që sharjet janë një veti tejet e keqe, por që studimet e shumta thonë që e shara të lehtëson. E shara ndikon që të shkarkoheni emocionalisht dhe të lironi stresin.

Thashethemet – ndonëse thashethemet nuk janë një informatë që duhet besuar, psikologët thonë që ato ndihmojnë në lidhjen mes miqve.

Youtube

Arkiva

Kategoritë