Pre, Qer 26, 2026
Banner Top
Banner Top
Dhunohet një e mitur në Rahovec

Një rast i dhunës seksuale ka ndodhur ditën e 19 nëntorit në komunën e Rahovecit.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në orën 18:00.

Vetë viktima e këtij rasti e ka lajmëruar Policinë e Kosovës në lidhje me ngjarjen.

““ Viktima e mitur femër  kosovare raporton se i dyshuari mashkull  kosovar  me datën 19.11.2020 në një shtëpi të pa banuar e kishte dhunuar. Njësitë policore e kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin. Në lidhje me rastin në prezencën e mbrojtësit dhe punëtorit të qendrës për punë sociale është intervistuar, gjithashtu është intervistuar edhe i dyshuari. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport. /familjajone

Youtube

Arkiva

Kategoritë