Sht, Dhj 14, 2024
Banner Top
Banner Top
Dhimbja e mesit – Çfarë duhet të dimë?

Pothuajse të gjithë kemi provuar çdo të thotë të kesh dhimbje mesi. Dhimbja e mesit fillon në shpinë, në regjionin lumbar. Dhimbja shpesh mund të jetë shumë e fortë dhe është një ndër arsyet më të shpeshta të mungesave në punë. Fatmirësisht, dhimbjet e mesit shpesh përmirësohen vetvetiu dhe nëse kjo nuk ndodh, ka trajtime efektive të cilat mund t`i lehtësojnë ato.

Cilat janë simptomat e dhimbjes së mesit?

Dhimbjet e mesit mund të përshkruhen si dhimbje goditëse, shpuese apo konstante. Dhimbja mund të vështirësojë lëvizjet e trupit ose qëndrimin drejtë.
Dhimbja akute fillon në mënyrë të menjëhershme, zakonisht pas një dëmtimi gjatë aktivitetit fizik apo ngritjes së peshave. Dhimbja që zgjat më shumë se 3 muaj konsiderohet dhimbje kronike.

Cilat janë simptomat emergjente?
Dhimbjet e forta të mesit si pasojë e një dëmtimi apo një aksidenti duhet të konsultohen menjëherë nga një mjek. Shenja të tjera emergjente për konsultë janë: humbje të kontrollit të fshikëzës urinare apo të zorrëve, mpirje të zonës pelvike, dobësi të këmbëve, temperaturë, dhimbje gjatë kollitjes apo gjatë urinimit.

Nëse keni ndonjë nga simptomat e sipërpërmendura të shoqëruara me dhimbje mesi  duhet të kontaktoni me një mjek.

Po ashtu, duhet të kontaktoni menjëherë me një mjek nëse keni dhimbje mesi dhe nëse: jeni të diagnostikuar me kancer, keni rënie në peshë pa qëllim, keni rënie të imunitetit, keni përdorur për një kohë të gjatë steroide dhe nëse dhimbja e mesit përkeqësohet me pushimin.


Nga se mund shkaktohet dhimbja e mesit?

Dhimbjet që vijnë si pasojë e një aktiviteti të madh fizik mund të jenë për shkak të tendosjeve muskulare, por ndonjëherë  dhimbja mund të jetë si pasojë e një hernie diskale.

Nëse në punën tuaj të përditshme duhet të ngrini pesha, kjo mund të kontribuojë në dhimbjet e mesit. Po ashtu dhe qëndrimi i gjatë ulur, veçanërisht nëse karrigia juaj është e parehatshme.
Mbajtja e një çante shpine apo krahu të rëndë, veçanërisht nëse ndodh përditë mund të shkaktojë ose përkeqësojë dhimbjet e shpinës.

Aktiviteti  i rënduar fizik në palestër, është kryesisht i dëmshëm nëse keni tendencën që gjatë javës të jeni në pushim dhe gjithë aktiviteti fizk të jetë i përqëndruar në fundjavë.
Postura gjatë qëndrimit ulur apo në këmbë ka shumë rëndësi për dhimbjen e mesit. Përkuljet e shpinës përkeqësojnë dhimbjet e mesit.
Sëmundjet kronike si spondilitet, stenoza spinale dhe fibromialgjia ndikojnë po ashtu në dhimbjet e mesit.

Kush është në risk për dhimbje mesi?
Dhimbjet e mesit nisin rreth moshës 30 vjeçare. Gjasat për dhimbje mesi rriten nëse:

  • Jeni mbi peshë
  • Keni jetë sedentare
  • Ngrini pesha në përditshmërinë tuaj

Si diagnostikohen dhimbjet e mesit?
Për të ndihmuar mjekun tuaj të diagnostikojë më së miri dhimbjet e mesit, ju duhet të jepni informacion të detajuar mbi llojin e dhimbjes, mënyrën se si fillon, simptomat shoqëruese dhe sëmundjet e mundshme bashkëshoqëruese.
Në shumicën e rasteve nuk është e nevojshme kryerja e ekzaminimeve të tjera si; grafi, CT skaner apo resonance magnetike (MRI).

Çfarë mund të bëni për të lehtësuar dhimbjen?

Nëse dhimbja është e shkaktuar nga një tendosje muskulare, në shumicën e rasteve do të përmirësohet vetvetiu. Por ju mund të lehtësoni dhimbjen duke aplikuar kompresa të ngrohta ose duke bërë banjë të ngrohtë.Dilema e regjimit të shtratit
Kur keni dhimbje mesi shpesh nuk doni të çoheni nga krevati. Por nëse është si pasojë e një problemi muskular, më e mira që mund të bëni është t`i riktheheni sa më parë aktiviteteve tuaja të përditshme. Qëndrimi i gjatë shtrirë redukton forcën dhe fleksibiliteitn muskular duke përkeqësuar dhimbjen e mesit.Joga
Shumë studime kanë  treguar efektshmërinë e Jogës në lehtësimin e dhimbjeve të mesit. Përmirësimet kërkojnë një ushtrim për të paktën 12 javë.Terapia me masazhe dhe akupunktura
Kryesisht të kombinuara me aktivitet fizik dhe zgjatje ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve të shpinësMedikamentet
Dhimbjet e lehta të shpinës shpesh qetësohen me përdorimin e barnave pa recetë si acetaminopheni (Paracetamoli) ose ibuprofeni. Po ashtu, efikas janë edhe kremrat me përmbajtje antiinflamatorësh dhe analgjezikësh. Megjithatë, për dhimbjet kronike është e nevojshme një konsultë mjekësore për përcaktimin e natyrës dhe shkakut të dhimbjes, në mënyrë që të përcaktohet plani më i mirë i trajtimit. /Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë