Pre, Dhj 13, 2024
Banner Top
Banner Top
Çrregullimet e të ngrënit

A keni dëgjuar ndonjëherë për crregullimet e të ngrënit? Në anglisht quhet ‘binge eating disorder” që i bie të ngrënit tejmase për një periudhë të gjatë kohore.

Personat që kanë këtë crregullim, ndjejnë që nuk mund të kontrollojnë sa dhe cfarë konsumojnë. Shpeshherë ata hanë vetëm, derisa ndihen të sëmurë. Pasi që konsumojnë ushqim, ata ndihen të turpërurar, në faj apo edhe të mërzitur.

Një crregullim tjetër i të ngrënit është bulimia – por bulimikët pasi hanë shumë ushqime vjellin në mënyrë që të mos shtojnë peshë.

Shumë njerëz që kanë këtë crregullim, kanë gjithashtu edhe probleme emocionale ose mentale si depresioni, ankthi dhe crregullime bipolare.

Ekspertët nuk janë të sigurt se cka e shkakton këtë crregullim të të ngrënit. Por cdo kush mund të ketë një fazë në jetë, ku nuk e kontrollon sasinë e ushqimit që konsumon. Për këtë crregullim mund të ndikojë edhe ndonjë ngjarje traumatike në jetë./Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë