Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Çmimi i të qenit mjek gjatë pandemisë – Rrëfimi i pathënë i dr. Artan Ahmeti

Shkruar nga: Albina Selmanaj

Dy vitet e fundit kanë ndryshuar rrënjësisht  situatën në botë, novela koronavirus do të njihet si kriza më e madhe shëndetësore që njerëzit do ta kujtojnë ndonjëherë. Spitale të stërmbushura, ekonomi e ngecur dhe mbi të gjitha jetë të shkatërruara.

Por që disa nga këto jetë janë shkatërruar si shkak i një misioni për të qenë mjek edhe gjatë Covid – 19. Përkundër asaj që ata ishin të vetëdijshëm për rrezikun që i priste , shumë prej mjekëve megjithatë vazhduan të shpëtojnë jetën e të tjerëve edhe deri në frymën e tyre fundit.

13 marsi, shënon konfirmimin e rasteve të para me koronavirus në Kosovë, ish përgjegjësi i Klinikës Infektive 2 (Objekti i mjekësisë sportive), dr. Artan Ahmeti ka treguar për Familjajonë, sfidat dhe ngjarjet që e përcollën atë dhe gjithë stafin ndihmës që nga fillimi i asaj dite, duke theksuar valën delta të pandemisë si më sfiduesen.

Thënë të vërtetën sfidues ka qenë pothuajse e gjithë koha e menaxhimit të Mjekësisë Sportive (Klinika Infektive 2). Por, vala delta, kur kapacitetet e kësaj klinike (95 shtretër) u plotësuan brenda 72 ore. Pastaj ne zgjeruam kapacitetet edhe me rreth 80 shtretër tjerë, por aty sfiduese ishte mungesa e O2 qendror. Por funksionuam vetëm me bombola O2. Për fat të mirë aty nuk patëm shumë pacientë të hospitalizuar.”, u shpreh Ahmeti.

Veshjet e bardha mbrojtëse nga të cilat mezi sytë mund të shiheshin, dr.Ahmeti i kujton si një nga pjesët më të vështira sa i përket përballjes me virusin Covid-19, kjo sepse puna e stërzgjatur bëhej edhe më sfiduese si pasoë e tyre.

“Virusi Sars Cov2 shkakton një sëmundje me shumë të panjohura, ne u ballafaquam pothuajse me të gjitha komplikimet e kësaj sëmundje. Gjithashtu në fillim, për shkak të mungesave të vaksinave, ishim shumë të rrezikuar të infektohemi. Kështu që kemi punuar të veshur me shume masa mbrojtëse, që ishte shume sfidues të punosh me orë të tëra me ato veshje”, tregoi Ahmeti.

Ndërkaq, sa i përket asaj se çka do ta bëjë krenarë për shumë kohë dr. Ahmetin , domosdo që është puna e palodhshme përgjatë asaj periudhe dhe shpëtimi i mijëra jetëve që më pas iu shpërblye me mijëra urime dhe falënderime drejtuar atij si përgjegjës.

Krenar kam qenë dhe jam edhe sot, me punën e madhe që është bërë gjatë asaj kohe ne Kliniken Infektive 2 (objekti i Mjekësisë Sportive). Edhe pas nuk ishim asnjë personel shëndetësor rezident aty, u organizuam nga pothuajse të gjitha klinika e QKUK-së, që tu dalim në ndihmë pacientëve me COVID-19. Kemi trajtuar pacientët në gjendje me të rendë (edhe pse nuk kemi pasuar shërbim te intensives aty), pacientë me sëmundje shoqëruese (sëmundje malinje, sëmundje kardiovaskulare – gjendje pas infarktit, pas Bypass-it, stentimit, me pamjfueshmëri të zemrës, pacientë me sëmundje kronike të veshkave, pacientë me hemodializë, etj. etj.). Me qindra jetë të shpëtuar, me mijëra falënderime, më bëjnë vërtet krenar. – E them pa modesti se Klinika Infektive 2 (objekti i Mjekësisë Sportive) i ka “zbardh fytyrën” SHSKUK-së. Ballafaqimin ndaj pandemisë COVID 19, pa ekzistencën e kësaj Klinike, do kishte me qenë shumë më e rendë për shëndetësinë e Kosovës.”, theksoi dr. Artan Ahmeti.

Ndërsa, situatën me Covid-19 tani pas dy viteve, Ahmeti e cilëson si stabile dhe shpreson shumë që ky vit t’i jap fund kësaj pandemie.

Nga njoftimi i 24 orëve të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, në Kosovë janë shënuar 2 raste të vdekjes, ndërkaq janë shëruar 69 qytetarë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë