Vajrat esenciale, prodhohen nga gjethet dhe barishtet. Prodhuesit, përdorin metoda të ndryshme që t’i shndërrojnë në vajra.
Zakonisht, lëndën e parë e fusin tek kremrat, vajrat dhe xhelet me bazë bimore.
Përvec përfitimeve që ka lëkura prej vajrave esenciale, ato janë vërtetuar që ndihmojnë shumë edhe në gjendjen emocionale.
Shkencëtarët thonë që vajrat që kanë aromë si: të lavenderit, kamomolit dhe trëndafilit mund të ju ndihmojnë që të jeni të qetë. Sipas tyre, ato funksionojnë duke ‘u dërguar sinjale’ trurit që ndikojnë në emocionet tona.
Ndonëse, këto vajra nuk të ndihmojnë që ta largosh gjithë stresin shkencëtarët argumentojnë që të ndihmojnë të ndihesh i relaksuar./Familja Jonë